Telegrafi

Icardi mohon interesimin për rikthim në Serie A, thotë se gjithmonë donte PSG-në

Mauro Icardi (Foto: Paris Saint-Germain/Twitter)

Ish-kapiteni i Interit, Mauro Icardi zbulon se donte të qëndronte në Paris Saint-Germain që nga dita e parë dhe hodhi poshtë thashethemet në lidhje me Juventusin dhe Napolin.

Sulmuesi argjentinas shënoi 20 gola në 31 ndeshje në sezonin e tij të parë në PSG dhe nënshkroi një marrëveshje të përhershme këtë verë, duke lënë zyrtarisht Italinë pas shtatë vitesh në Serie A.

“Sapo mbërrita nga Italia në Paris, vendimi im ishte final. Mundësia për të blerë mund të aktivizohej vetëm këtë sezon, por për mua, gjithçka është vendosur që nga sezoni i kaluar”, ka thënë fillimisht Icardi për Le Parisien.

Lexo po ashtu Icardi thumbon Interin: PSG, një hap i madh në karrierën time

“Kur opsioni u bë një mundësi e vërtetë, ne diskutuam atë me menaxherët, me Leonardon”.

“Ne e vlerësuam vendimin me familjen time, dhe të gjithë vendosëm të rrimë. Leonardo pastaj konfirmoi që opsioni ishte aktivizuar. Ishte e lehtë për t’u nënshkruar”.

Thashethemet për një transferim në Napoli ose Juventus ishin shfaqur në mediat italiane, por argjentinasi mohoi interesimin për rikthim në Serie A.

Lexo po ashtu Klauzola anti-Juventus dhe katër gjërat që karakterizojnë transferimin e Icardit te Paris Saint-Germain

“Jo, jo. Ndihem mirë në Paris. U ktheva në Itali gjatë pushimeve dhe i kalova atje me familjen time”.

“Është afër, mezi një orë me avion. Tani, familja ime është vendosur plotësisht në Paris”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/