Telegrafi

Icardi me mesazh për Interin: Do të bëj gjithçka që të qëndroj te Parisi

Mauro Icardi ka thënë se do të bëjë gjithçka që të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas është aktualisht në huazim nga Interi, derisa ka filluar ta shijojë jetën në Francë, duke shënuar shtatë gola në tetë paraqitje.

PSG është në bisedime me Nerazzurët që ta mbyll transferimin e lojtarit për 70 milionë euro, ndërsa Icardi është i lumtur në Paris.

“Të luadh për PSG është diçka e madhe, është njëri ndër klubet më të mëdha në botë”, ka thënë ai në një intervistë për RMC Sport.

“Do të bëjë gjithçka që të qëndroj këtu. Dua të tregoj se çfarë mund të jap në fushë. Tetori ishte një muaj pozitiv”.

Lexo po ashtu Icardi ka bindur te PSG, klubi po përgatit blerjen përfundimtare dhe kontratë të re për lojtarin

“E di se duhet të bëjë ende më shumë, duhet të vazhdoj edhe në muajt e ardhshëm. Do të shohim nëse do të qëndroj kur të përfundoj sezoni. Këtu ka shumë gjëra që dua t’i bëjë. Kjo është arsyeja se përse jam këtu”, ka shtuar më tej Icardi.

Edhe pse forma e tij është e lartë te skuadra nga Ligue 1, sulmuesi po vazhdon të mbetet jashtë kombëtares së Argjentinës. /Telegrafi/