Telegrafi

Icardi, Martinez e Simeone duhet ta shfrytëzojnë rastin me Argjentinën

Trajneri i përkohshëm i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se sulmuesit si Mauro Icardi, Lautaro Martinez dhe Giovanni Simeone, duhet të kenë mundësinë e tyre të tregohen me kombëtaren.   

Dyshja e Nerazzurrëve, Icardi dhe Martinez, nuk u ftuan fare në skuadrën prej 23 lojtarëve në Kampionatin Botëror, ndërsa Simeone është i ri dhe është ftuar për herë të parë pas formës mbresëlënëse me Fiorentinën.

“Ne kemi Mauron, Lautaron dhe Giovanni në listë, tre lojtarë të një niveli të lartë”, tha Scaloni në një konferencë për shtyp përpara miqësoreve me Guatemalën dhe Kolumbinë.

Lionel Messi nuk ishte përfshirë në skuadër dhe mbetet për t’u parë nëse ylli i Barcelonës do të luajë ndonjëherë më për vendin e tij.

Lexo po ashtu Argjentina nuk e fton Lionel Messin, u beson sulmuesve të Serie A

“Mauro ka qenë në majë për shumë vite. Tani është koha që këta lojtarë të shfrytëzojnë mundësinë që e kanë”.

“Këta tre janë këtu tani, kështu që nëse bëjnë mirë, pse të mos vazhdojnë?”, ka thënë Scaloni.

Icardi edhe për kundër formën ndër vite nuk ka marr ftesa të mjaftueshme nga Kombëtarja. /Telegrafi/