Telegrafi

Icardi lojtar i Napolit?

Icardi është shumë pranë transferimit te gjiganti italian, Napoli.

Kapiteni i Interit u bë subjekt i spekulimeve para pak kohësh, kur gruaja e tij Ëanda Nara doli publikisht dhe kritikoi Interin pse nuk ia ofroi rinovimin bashkëshortit të saj me terme të përmirësuara.

Dhe pas shitjes së Higuain te Juventusi që pritet të bëhet zyrtare për rekord 94 milionë euro, pritet që Napoli të zëvëndësojë bomberin argjentinas me një tjetër argjentinas, shkruan Telegrafi.

Sipas Sky Sport Italia dhe gazetarit Gianluca Di Marzio, një përfaqësues i Interit ka qenë në Napoli me ftesë të presidentit De Laurentiis, ku oferta e Napolit ka qenë 42 milionë euro.

Lexo po ashtu LIVE: Gjithë ajo që po ndodh në merkato

Megjithatë, që të bindet Interi duhet së paku oferta të jetë 55 milionë deri 60 milionë euro.

Wanda Nara nga ana tjetër ka kontaktuar me telefon me drejtuesit e Napolit, me të cilët ka arritur marrëveshje në parim prej 5.5 milionë euro pagë vjetore dhe 50% të të drejtave të imazhit.

Nëse ndodh ky transferim, Interi do të ketë fuqi ekstra shpenzuese për të zëvëndësuar kapitetnin, teksa Napoli do të zëvëndësonte në mënyrë ideale Higuainin.