Telegrafi

Icardi kthehet të flas për Interin, të ardhmen e tij, Conten dhe Lukakun

Mauro Icardi është tashmë një lojtari i PSG-së, pas një ver me të në qendër të vëmendjes.

Në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, ai ka folur për Interin, Romelu Lukakun dhe mundësinë për t’u ndeshur me zikatrit në Ligën e Kampionëve.

“Inter? Unë mund t’i uroj vetëm më të mirën Interit në çdo garë. Unë ende kam shumë miq në Milano. Me Conten, mund të jetë një vit i mirë për Scudetton”.

Sa i përket Romelu Lukakut, ai thotë që belgu e ka nisur mirë te Interi.

“Unë nuk mendoj se Lukaku po përjeton ndonjë problem. Në të vërtetë, unë mendoj se ai filloi mirë dhe shënoj disa gola menjëherë. Ai më pas u dëmtua dhe mbase kjo solli kritika për të. Por, nuk është e lehtë të luash në Itali. Ai do të rikthehet dhe do të shënojë shumë gola”.

Icardi është në huazim te PSG, por thotë se ka kohë ende që të flitet për të ardhmen, duke qenë i fokusuar 100 për qind tek klubi i ri.

“Më pritën shumë mirë në Paris. Pata fatin e mirë të luaja menjëherë kundër Realit, por më pas mora një dëmtim. Tani jam mirë, do të vazhdoj të punoj, pasi kisha një verë të komplikuar dhe nuk isha 100 për qind kur arrita në Paris”.

“Unë jam te PSG këtë sezon dhe qëllimi im është të jap maksimumin për këtë fanellë. Pastaj, në fund të sezonit, rreth maj ose qershorit, do të shohim se çfarë ndodh”.

Në një ndeshje mes Interit dhe PSG-së, thotë se do të luante si profesionist.

“Nëse PSG do të ndeshej me Interin, unë do ta jetoja atë në mënyrën më të mirë. Do të dilja si profesionist dhe do të bëja çmos për të mbrojtur fanellën time të re”, ka thënë ai. /Telegrafi/