Site icon Telegrafi

Icardi: Krenari të mbaj shiritin që e ka mbajtur Zanetti

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka thënë se është krenari të mbash shiritin e kapitenit të Nerazzurrëve, shirit të cilin e ka mbajtur Javier Zanetti për shumë vite.

Argjentinasi po ashtu ka thënë se do t’i pëlqente një ditë të rikthehej te Newell’s Old Boys.

“Javier Zanetti e ka mbajtur ketë shirit për 15 vite dhe për mua është krenari dhe përgjegjësi e madhe”.

“Viti im i parë te Interi ishte viti i fundit i Zanettit, mësova shume prej tij. Me ka mësuar disa gjëra se si duhet udhëhequr një grup. Do me pëlqente që një ditë të rikthehesha e të luaja me fanellën e Newell’s Old Boys”, ka thënë Icardi për La Nacion. /Telegrafi/

Exit mobile version