Mauro Icardi thuhet se ka kërcënuar drejtuesit e klubit italian se do të mbetet deri në fund të kontratës së tij me Interin.
Të shtunën u konfirmua se Interi nuk do të merrte Mauro Icardin në turneun aziatik në Inernational Champions Cup dhe e ka kthyer atë në shtëpi nga kampi i tyre i stërvitjes në Lugano.
Edhe pse klubi theksoi se ishte një vendim i përbashkët, La Repubblica pretendon se sulmuesi nuk u ndje mirë për të qenë i mbyllur nga planet e tyre para-sezonale.
Gazeta italian raporton gjatë ditës së ylli argjentinas ka kërcënuar drejtuesit e Interit me mbetjen në klub deri në fund të kontratës.
“Unë do të qëndroj këtu për dy vjet, të marrë pagën time dhe nuk do të lëviz”, citohet t’i ketë thënë ai drejtuesve.
Një qëndrim i tillë mund të dëmtojë ndjekjen e Nerazzurrëve për sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku. /Telegrafi/