Telegrafi

Icardi: Interi shtëpia ime, jam i lumtur dhe po punojmë për rinovimin e kontratës

Mauro Icardi - Radja Nainggolan (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mauro Icardi i ka siguruar tifozët se do të përpiqen së bashku me drejtuesit të gjejnë një marrëveshje për kontratën e re me klubin, pasi sipas tij Interi është shtëpia e tij.

Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh, e cila është e vlefshme për klubet e huaja dhe vetëm në dy javët e para të korrikut.

Klubi është i prirur për të ngritur ose hequr atë klauzolë, duke i dhënë xhevahirit të tyre një marrëveshje të përmirësuar.

Lexo po ashtu Ausilio: Jemi afër rinovimit me Icardin, Brozovicin dhe Skriniarin - Modric i pamundur për në janar

Edhe Icardi ka thënë se do të përpiqen së bashku me drejtuesit të gjejnë një marrëveshje për kontratën e re me klubin, pasi sipas tij Interi është shtëpia e tij.

Icardi e ka shprehur gjithmonë dashurinë për Interin (Getty Images)

“Unë jam i lumtur”, ka thënë fillimisht Icardi në një intervistë për Sky.

“Kishte kontakte [me klubet e tjera], por vendosa të rrija këtu për të mirën e familjes sime. Kjo është shtëpia ime, nuk mund të largohem”.

Lexo po ashtu Ish-agjenti i Icardit, Pino: Real Madridi e kërkoi, por ai donte vetëm Interin

“Kam ëndërruar të luaj në Ligën e Kampionëve dhe e kam realizuar këtë”.

“Nuk e di nëse do të arrij [rinovimi] para Krishtlindjeve, por do të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/