Telegrafi

Icardi flet për injorimin nga Maxi Lopez

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, nuk ka shpëtuar pa u pyetur pas pjesës së parë për injorimin nga Maxi Lopez.

Argjentinasi me këtë rast ka thënë edhe një opinion për takimin duke thënë se ata ishin të vetëdijshëm se kjo nuk do të ishte një sfidë e lehtë.

“E dinim qe do ishte një ndeshje ku Torino do të mbylleshin në mbrojtje. Penalltia na ndihmoj dhe unë bëra atë që duhej bërë”.

“Dora e Maxi Lopez? Janë gjera që ndodhin, varet nga injoranca e njerëzve”, ka thënë Icardi pas pjesës së parë për Premium Sport. /Telegrafi/

Lexo më shumë: Maxi Lopez refuzoi t’ia japë dorën Icardit (Video)