Telegrafi

Icardi: Faleminderit Real Madrid, por unë jam i lumtur te Interi

MILAN, ITALY - DECEMBER 03: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano looks on during the Serie A match between FC Internazionale and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on December 3, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mauro Icardi ka shënuar 16 gola në 15 ndeshjet e luajtura të Serisë A dhe kjo ka bërë që shumë skuadra ta kthejnë kokën nga ai.

Klubi që gjendet në krye për interesim është Real Madridi dhe atë e do që në janar.

Kapiteni i Interit, ka dhënë një intervistë për mediat argjentinase duke zbuluar dashurinë për skuadrën aktuale.

“Interesimi i Realit më bën të ndihem mirë, sepse do të thotë që po paraqitem mirë, por nuk kam ndërmend aspak të largohem nga Interi”.

Mauro Emanuel Icardi kryegolashënues i Serie A /Getty Images)

“Te zikaltrit ndihem mjaft mirë, sepse jam kapiten i skuadrës, jam krye-golshënues dhe mbi të gjitha, jemi të parët në tabelën e renditjes. Çfarë mund të kërkoj më shumë?”.

Ai foli edhe për grumbullimin me Argjentinën dhe kërkimin e golit të parë me këtë fanellë.

“Jam mjaft i lumtur për grumbullimin në kombëtare, sepse do të thotë që po punoj mirë dhe e meritoj”.

Icardi ka nis të ftohet nga Argjentina

“Nuk e kam shënuar ende golin e parë, por çdo ditë që punoj, mendoj edhe për botërorin ‘Rusi 2018’, ku kam shumë dëshirë të ndihmoj vendin tim”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/