Site icon Telegrafi

Icardi e pranon se pjesëmarrja në LK e ka shtuar dëshirën për fillimin e sezonit të ri

Foto: Inter.it

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, e pranon se pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për sezoni e ri është motiv i madh për skuadrën.

Zikaltrit kanë filluar përgatitjet e para ekipore dhe kapiteni thotë se i kishte munguar stërvitja me bashkëlojtarët.

“Pas një muaji e gjysmë në pushime na mungoi stërvitja ditore”, ka thënë Icardi për Inter TV.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Interit për sezonin 2018/19 me blerjet e deritanishme

“Ka një dëshirë të madhe për të filluar sezonin e ri pasi do të luajmë edhe në Ligën e Kampionëve, gjë që është objektivi jonë”.

“Është pjesë e jetës tonë të vijmë këtu dhe të punojmë”.

Mauro Icardi duke festuar golin ndaj Sampdorias (Foto: Getty Images)

“Do të jetë një para sezon ndryshe nga ata që i kam bërë më parë këtu, ne do të bëhemi gati për Ligën e Kampionëve, po ashtu edhe kampionatin”.

“Unë i urova mirëseardhje të gjithëve në telefon apo rrjetet sociale paraprakisht pasi kjo është mënyra ime për t’i bërë ata të kuptojnë se jemi familje e madhe”, ka shtuar Icardi. /Telegrafi/

Exit mobile version