Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, autori i dy golave ndaj Fiorentinës ka folur pas ndeshjes ku ka vlerësuar paraqitjen e mirë të ekipit.
Kapiteni i zikaltërve ka thënë se ai po mendon vetëm për të mirën e skuadrës dhe shpreson në fitore ndaj Napolit.
“Kishim dëshirë të madhe për të fituar, por pastaj edhe frik, mendoj se duhet të mësohemi si të menaxhojmë ndeshjet”.
“Kur sulmonim mbylleshim shumë në mbrojtje. Tani është koha për Napolin, duhet të luajmë sikur sonte. Dua të bëj më të mirën për skuadrën dhe si sulmues duhet të shënoj gola”.
“Më i fort Dzeko apo ti? Ai, sepse ka shënuar më shumë në karrierë. Do jap më të mirën time, në fund do të shohim se deri ku do arrijmë”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/