Telegrafi

Icardi: Dua ta mundim Juven, po punojmë drejt rinovimit

Mauro Icardi ka folur pas fitores ndaj Pescaras, të cilën Interi e fitoi me rezultat 2-1.

Përveç që është shprehur i lumtur për dy golat, argjentinasi ka thënë se tani dëshiron një fitore ndaj Juventusit në javën tjetër, ndërsa ka zbuluar se është duke u punuar rreth rinovimit të tij.

“Juve është Juve, një skuadër që duhet mundur pasi këto vite ka fituar Scudeton dhe janë përforcuar me lojtarë të mirë. Të shohim se si do shkojë, por unë dua gjithmonë të fitoj”, ka thënë Icardi për takimin ndaj Juventusit.

“Rinovimi? Kam folur me klubin, po sistemojmë gjithçka, jam i qetë”, ka shtuar për fund.

Ky ishte goli i tretë i Icardit këtë sezon në Serie A. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=zFz_vEZ7lQs