Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi pret një derbi të zjarrtë në “Derby della Madonnina” ndaj Milanit, ndërsa ndjen përgjegjësi si kapiten i skuadrës.
Interi dhe Milani do të ndeshen mes vete nesër (e diel) në njërin nga derbit më të mëdhenj lokal në futbollin botëror.
Skuadra e trajnerit Luciano Spalletti janë vendas do luan të shfrytëzojnë formën e mirë këtë fillim sezon për të vazhduar me fitore.
Sipas kapitenit të skuadrës, Icardit, ndeshja derbi ndaj Milanit do të jetë një ndeshje e zjarrtë dhe kur skuadra fiton ky ndihet i lumtur.
“Duke luajtur një derbi është një rast i mrekullueshëm që ju ndjeheni në të gjithë qytetin dhe nesër do të jetë një lojë e zjarrtë”, ka thënë fillimisht Icardi në një konferencë të veçantë për shtyp të mbajtur për gazetarët kinezë.
“Për sa kohë që skuadra fiton, unë jam i lumtur, kështu që nëse unë shënoj apo jo është me shumë pak interes në krahasim me rezultatin e ekipit”.
“Me ndihmën e trajnerit dhe stafit të tij, ne po përparojmë çdo ditë”.
“Jam kapiten i Interit dhe është sezoni im i pestë këtu. Derbi më bën të ndihem përgjegjës për të qenë kapiteni edhe më shumë”, përfundoi ylli i Interit. /Telegrafi/