Telegrafi

Icardi: Besojmë në vendin e tretë, Juventusi më të fortët

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, beson që Interi do të zë vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve. 

Nerazzurrët kanë zvogëluar gjasat që të luajnë në Ligën e Kampionëve pasi që pësuan humbje ndaj Romës në fundjavë.

“Gjithmonë duhet lënë anash rezultate negative dhe të shohim përpara, sidomos kur kemi qenë në nivel me kundërshtarët”.

“Ne nuk jemi jashtë garës, derisa numrat na thonë ne nuk mund të kualifikohemi. Unë besoj fort në vendin e tretë, ne të gjithë besojmë dhe objektivi është gjithmonë i njëjtë”.

Interi është përballur me Juventusin dhe Romës në javët e fundit, por cila është në e fortë nga dy pretendentët e Scudettos?

“Të dy palët janë të forta, me stile të ndryshme. Megjithatë, në fund flasim trofet”.

“Nëse Juventusi e ka fituar Scudetton në pesë vitet e fundit, ata janë ekipi që duhet mundur, që do të thotë se ata luajnë më mirë. Pjesa tjetër është vetëm fjalë”,  ka thënë Icardi për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/