Stefano Pioli ka konfirmuar se Milani e ka transferuar Zlatan Ibrahimovicin për të qenë pikë reference në fazën e sulmit dhe pret që ai ta stimulojë gjithë skuadrën.
Sulmuesi veteran është kthyer te Rossonerët, ku e fitoi titullin e Serie A gjatë qëndrimit të parë dhe trajneri mezi pret ta ketë në skuadër 38-vjeçarin.
“Ibra është një luftëtar, një lider, një lojtar karizmatik, i cili ndjen përgjegjësi të madhe dhe ka dëshirë të madhe për fitore”.
“Ai do ta stimulojë gjithë ekipin, kontributi i tij do të jetë vendimtar. Duke qenë ekipi më i ri në ligë, kemi pasur disa kufizime në aspektin e vazhdimësisë së garës”.
“Ibra është ai lloj i lojtarit, personit dhe liderit, që mund të na ndihmojë ta mbushim atë zbrazëtirë”, ka deklaruar Pioli për Corriere della Sera. /Telegrafi/
⚽️ Head me home: simply, @Ibra_official 😀
Pick your favourite header 🔴⚫️#IZBACK #SempreMilan pic.twitter.com/c2qoEnDyHh— AC Milan (@acmilan) December 29, 2019