Site icon Telegrafi

Ibrahimovic rrezikon një dënim të gjatë nëse shpallet fajtor për abuzim racor ndaj Lukakut

Zlatan Ibrahimovic rrezikon një ndalim të gjatë deri në 10 ndeshje nëse shpallet fajtor për abuzim racor ndaj Romelu Lukakut gjatë përplasjes që patën në ndeshjen Milan-Inter në kuadër të çerekfinales së Coppa Italia.

Komisioni disiplinor i dha të dyve nga një ndalim prej një ndeshje mos-lojë në Kupë, por ato vendime ishin automatike, pasi Ibrahimovic u dërgua jashtë pas të kuqit prej dy të verdhëve, ndërsa Lukaku plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.

FIGC ka hapur një hetim mbi incidentin për të parë nëse veprimi i mëtejshëm është i garantuar dhe do të shikojë pamjet me anë të videove, si dhe raportin e gjyqtarit.

Lexo po ashtu Ibrahimovic dhe Lukaku dënohen me nga një ndeshje mos-lojë

Me lojën prapa dyerve të mbyllura, mikrofonët janë në gjendje të kuptojnë se kush çfarë po thotë me më shumë qartësi.

Sipas gazetës La Stampa, Ibrahimovic do të rrezikonte një ndalim më serioz – deri në 10 ndeshje – nëse ai shpallej fajtor për përdorimin e një fyerje raciste.

Fraza në fjalë është “shkoni të bëni vudu me mamanë tuaj” – por Ibra dhe Milani do të argumentojnë se ky ishte referimi i një historie specifike dhe jo i një stereotipi të përgjithshëm racor.

Lexo po ashtu Ofendim raciste dhe me familje: Mësohet se çfarë i thanë njëri tjetrit Ibrahimovic e Lukaku që zënka shkoi aq larg

Sa për pjesën tjetër të frazës që përdori Ibrahimovic, ‘gomari i vogël’, që është thjesht një term i zakonshëm britanik që përdoret për lojtarët që kanë nivele të ulëta aftësie.

Ibrahimovic thuhet se tashmë ishte tallur me Lukakun për ndaljen e dobët të topit kur ishin shokë të skuadrës në Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version