Telegrafi

Ibrahimovic për zërat që e lidhin me Milanin: E gjithë bota më dëshiron mua

Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic e përshkroi spekulimin që e lidh atë me një kthim në Milan si vetëm ‘zëra’, por refuzoi t’i mohonte ato.

Ishte raportuar se Milani po konsideronte një goditje të janarit për Ibrahimovicin si një opsion me kosto të ulët dhe me përvojë për të forcuar vijën e tyre të frontit.

Megjithatë, transferimi i tij nuk është edhe aq i lehtë për të ndodhur në këto rrethana.

Lexo po ashtu Milani mund ta sjell Ibrahimovicin në janar

Sulmuesi 37-vjeçar u pyet për mundësinë e ribashkimit me Rossonerët, por i cilësoi si zëra këto fjalë.

Ibrahimovic duke festuar një gol te LA Galaxy (Foto: LA Galaxy/Twitter)

“Ka gjithmonë zëra”, ka thënë fillimisht sulmuesi suedez.

“E gjithë bota më dëshiron mua. Në rregull është”, përfundoi Ibrahimovic.

Lexo po ashtu Gattuso preferon të stërvitë Higuainin para Ibras

Suedezi shënoi 56 gola në 85 paraqitje për klubin kuqezi midis viteve 2010 dhe 2012.

Ibrahimovic gjithashtu fitoi edhe një Scudetto në sezonin e tij të parë në San Siro. /Telegrafi/