Site icon Telegrafi

Ibrahimovic, objektivi kryesor i Milanit për afatin e janarit

Klubi italian, Milani dëshiron ta transferojë me çdo kusht në afatin kalimtar të janarit sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Rossonerët e kanë nisur dobët sezonin dhe forma jo e mira ka bërë që drejtuesit e klubit të synojnë përforcime gjatë dimrit.

Sulmi është reparti që ka më shumë nevojë për t’u përmirësuar dhe tashmë Milani ka shënjestruar objektivin e tyre.

Lexo po ashtu Milani bën ofertën, Ibrahimovicit i mbetet të vendos

Sipas mediumit italian Calciomercato, Milani po shikon ta rikthej në San Siro sulmuesin suedez, Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka fituar titullin e Serie A në sezonin 2010/11 me Rossonerët dhe është i lirë për t’u larguar në janar nga LA Galaxy.

Ylli suedez nuk është objektivi i vetëm i Milanit, pasi kuqezinjtë po shikojnë edhe Moise Kean të Evertonit dhe mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral. /Telegrafi/

Exit mobile version