Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Milani e ndali presionin dhe e ndali lojën në humbjen prej 3-2 nga Interi në Derby della Madonnina.
Sulmuesi veteran dhuroi një asistim dhe shënoi një gol në pjesën e parë, ashtu që Rossonerët shkuan në pushim me epërsi të dyfishtë.
Mirëpo, në pjesën e dytë, Nerazzurrët u rikthyen për t’i shënuar katër gola dhe për ta fituar në tërësi takimin.
“Është vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi. Në pushim, i thamë vetes, 15 minutat e para pasi të kthehemi do të jenë vendimtare, ndërsa në ato 15 minuta i pranuam dy gola”.
“E ndalëm lojën, skuadra e humbi besimin, e ndalëm presionin, nuk e qarkullonim topin sa duhej. Nga goli i barazimit e tutje, gjithçka u rrënua”.
“Mendoj se shumëçka është pasojë e përvojës, sepse duhet të dish si ta kontrollosh një lojë kur je 2-0”, ka deklaruar Ibra për Sky Sport Italia. /Telegrafi/