Zlatan Ibrahimovic ka treguar formë të mirë me Milanin këtë vit, duke arritur të shënojë 10 gola në Serie A.
Suedezi ka folur për ish-shokun e tij të skuadrës Lionel Messi në një intervistë me UEFA-n.
Ai u pyet se kush do ta gjuante penaltinë për ekipin e tij të ëndrrave, ku në skuadër ishin ai dhe argjentinasi.
“Unë do të merrja penalltitë, 100 për qind”.
“Unë jam kapiteni [i këtij ekipi të ëndrrave], unë vendos kush i merr penalltitë”.
“Unë do të gjuaja tre të parët, pastaj do t’i lija një, pastaj do të merrja tre të tjerët, pastaj do t’ia lija një atij”, ishte përgjigjja e Ibrës. /Telegrafi/