Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku dhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic mund të marrin një dënim edukues që synon promovimin e lojës së ndershme.
Ylli belg dhe ai suedez u përplasen mes veti në pjesën e parë gjatë derbit Inter-Milan në Coppa Italia muajin e kaluar.
Sipas gazetës La Repubblica, Lukaku dhe Ibrahimovic po presin të dinë datën për t’u paraqitur para Prokurorit Federal në lidhje me dënimet e mundshme.
Raporti përfshin hipotezën e një ujdie për pranimin e fajësisë, me një dënim edukues që synon promovimin e lojës së ndershme.
Komisioni Disiplinor tashmë kishte pezulluar Zlatanin dhe Lukakun për një ndeshje në Coppa Italia, por shkaku që belgu mbushi numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa suedezi mori të kuqin pas dy të verdhëve.
Pamjet filmike vërtetuan dhe të dy sulmuesit përdoren fyerje racore, familjare dhe fetare. /Telegrafi/