Telegrafi

Ibrahimovic dhe Giruod, dy mungesat e mëdha të Milanit ndaj Juventusit

Trajneri Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic dhe Oliver Giroud janë jashtë skuadrës së Milanit për ndeshjen e nesërme (e diel) kundër Juventusit.

Juventusi është nikoqir i Milanit në ndeshjen e së dielës së cila zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 19:45.

Rossonerët shpresonin të luanin me Giroud në formacionin titullar pasi ai doli nga stoli gjatë humbjes 3-2 të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Lexo po ashtu Allegri flet për duelin me Milanin: Njëra nga ndeshjet më të rëndësishme, Juve luan për të fituar kampionatin

Ibrahimovic është tashmë jashtë veprimit pasi nxitoi rikthimin e tij nga operacioni në gju dhe në vend të tij rëndoi gjendjen e ‘tendinit të Akilit’.

Sidoqoftë, gjatë konferencës së tij për shtyp, trajneri Pioli zbuloi se asnjë nga sulmuesit veteranë nuk do të ishte në dispozicion.

“Ibrahimovic nuk po bën më mirë në krahasim me atë që ndihej para ndeshjes me Liverpoolin, kështu që ai nuk do të jetë kundër Juventusit, dhe as Giroud”.

“Ibra dëshiron të jetë ‘Superman’, por ai nuk mund ta bëjë këtë. Giroud ka dhimbje shpine lumbago pas udhëtimit në Liverpool”, ka thënë Pioli.

Tiemoue Bakayoko është gjithashtu jashtë fushe, ndërsa Davide Calabria dhe Rade Krunic ende kanë probleme.

Alessandro Florenzi mund të luajë si mbrojtës i djathtë, ndërsa Ante Rebic është opsioni i vetëm si qendërsulmues.

Gjithashtu mbetet për t’u parë nëse Alessio Romagnoli do të luajë në mbrojtje me Fikayo Tomorin, pasi Simon Kjaer mund të kërkojë pushim. /Telegrafi/