Ibrahima Konate u bë virale në mediat sociale pasi u shfaq ‘duke ngrënë’ copëz shiriti festiv në festimet e finales së Carabao Cup të Liverpoolit.
Reds mundën Chelsean 11-10 me penallti në një shfaqje argëtuese në Wembley që nuk mund të zgjidhej në 120 minuta lojë.
Konate zëvendësoi Joel Matip në pjesën e dytë dhe ia doli të shënonte penalltinë. Çdo lojtar shënoi, duke përfshirë portierin e Liverpoolit, Caoimhin Kelleher, derisa homologu i tij, Kepa Arrizabalaga e goditi të tijën mbi portë për t’i dhënë fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.
Kepa kishte zënë vendin e Edouard Mendy pak para përfundimit të kohës shtesë në një skenar të përsëritur të Superkupës së UEFA-s në verë.
Konate, një transferim veror nga RB Leipzig, mori në dorë medaljen dhe trofeun e tij të parë në ngjyrat e Liverpoolit.
Por, francezi e ka shijuar paksa shumë. Pamjet treguan 22-vjeçarin teksa ngulfatej në disa nga shiritat festiv.
Duke mbajtur medaljen ashtu siç bëri, 22-vjeçari hoqi atë nga goja dhe Andy Robertson ishte në të qeshura të mëdha. /Telegrafi/