Telegrafi

Ibrahima Konate emri i ri për repartin defensivë të Unitedit

Ibrahima Konate. (Photo by Oliver Hardt/Bundesliga/DFL via Getty Images )

Manchester United ka objektiv ta përforcojë repartin defensivë gjatë afatit kalimtar veror.

Emri i ri në listën e gjigantit anglez është ai i mbrojtësit qendror të RB Leipzig, Ibrahima Konate.

20-vjeçari që tre vite është pjesë e klubit gjerman dhe ka shkëlqyer, por këtë edicion ka vuajtur nga një lëndim i gjatë.

Për këtë Djajtë e Kuq po mundohen të transferojnë francezin, pasi çmimi i tij ka rënë pas lëndimit të pësuar.

Ibrahima Konate. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen jashtëzakonisht shumë mbrojtësin dhe kërkon ta bëjë partner në qendër të mbrojtjes me Harry Maguire.

Për këtë Djajtë e Kuq janë duke bërë gati një ofertë prej 40 milionë eurove për transferimin e Konates.

Reprezentuesi i Francës U21 vlerësohet si ndër mbrojtësit më të talentuar në Evropë.

Konate është pjesë e RB Leipzig që nga viti 2017 kur iu bashkua nga skuadra franceze Sochaux. /Telegrafi/