Ibrahim Tatlises ka kujtuar një nga miqtë e tij më të ngushtë, i cili ka ndërruar jetë para 15 viteve.
Bëhet fjalë për humoristin më të madh turk të të gjitha kohërave, Kemal Sunal, i cili njihet më mirë me emrin Shaban, transmeton Telegrafi.
“Njeriu që gjithë kënd e bëri të qesh. Allahu të shpërbleftë me buzëqeshje në botën e përtejme”, ka shkruar Tatlises përbri një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet përkrah aktorit Sunal.
Kujtojmë se Shabani ka ndërruar jetë në vitin 2000, ndërsa ka marr çmimin më të madh turk, “Humoristi i Shekullit” në Turqi. /Telegrafi/