Telegrafi

Iborra: Maguire te Man City do të jetë si Van Dijk tek Liverpooli

Ish-lojtari i Leicester Cityt, Vincente Iborra e vlerëson lartë ish-bashkëlojtarin e tij, Harry Maguire, për të cilin thotë se transferimi i tij te Manchester City mund të jetë sikurse i Virgil van Dijk te Liverpooli.

City është në treg për një qendërmbrojtës të ri, pasi legjenda belge Vincent Kompany tashmë është larguar në drejtim të Anderlechtit.

Një transferim i madh parash në kampionët e Ligës Premier vazhdon të jetë i diskutueshëm për mbrojtësin e Kombëtares së Anglisë, Maguirre.

Lexo po ashtu Man City e ka fituar betejën me Man Utd për Maguiren, anglezi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë

Me cilësitë e tij të liderit, Pep Guardiola është i etur për të sjellë një prani tjetër komanduese në zemrën e mbrojtjes së tij prej katër lojtarëve.

Maguire, 26-vjeçar, do të ishte një opsion afatgjatë për të mbushur këtë zbrazëti në stadiumin Etihad.

Iborra duke festuar një gol me Maguiren dhe Wes Morgan (Foto: Michael Regan/Getty Image/Guliver)

Iborra beson se ish-bashkëlojtari i tij mund të jetë zgjedhja perfekte dhe mund të bëjë një ndikim të ngjashëm tek City, sikurse ylli Van Dijk, i cili u transferuar për 75 milionë funte te Liverpooli.

“Ai është një lojtar i madh. Është shumë i fuqishëm, me ekuilibër të mirë, i shkëlqyer për të larguar topin dhe mund të shënojë gola”, ka thënë fillimisht Iborra për Radio Marca.

Lexo po ashtu Maguire kërkohet me ngulm nga Guardiola

“Ai kishte një Kupë të madhe Botërore dhe është një super futbollist”.

“Transferimi i tij në Manchester City mund të jetë si ai i Van Dijk te Liverpooli”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/