Site icon Telegrafi

Ibishi: Sulmi i mbrëmshëm mund të shfrytëzohet për të kryer sulme terroriste

Objekti i Kuvendit të Kosovës ka mundësi të jetë sulmuar me armë anti-blind. Të paktën ky është vlerësimi i ish-komandantit të UÇK-së, Nuredin Ibishi.

Ibishi i cili tash është deputet dhe anëtar i Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, vlerëson se në bazë të efekteve akustike (zërit), objekti i Kuvendit të Kosovës mund të jetë sulmuar nga një lloj mortaje apo zole, raporton lajmi.net.

“Më tepër është një anti-blind e cila krijon efektin kur depërton në objekt sikur që është autoblinda apo tanku”, thotë Ibishi për lajmi.net.

Lexo po ashtu “Rugovasit”: Ne e sulmuam Kuvendin e Kosovës

“Ajo e shkatërron pjesën e brendshme dhe djegiet e materialeve të cilat janë të djegshme, mirëpo nuk ka ndonjë efekt shkatërrues tjetër përveç efektit të temperaturës dhe shtypjes”, sqaron ai.

Sipas Ibishit, krisma si zhurmë është e madhe dhe përkon me atë që në bazë të efekteve akustike mund të jetë një lloj mortaje ose zole.

Objekti i Kuvendit të Kosovës mbrëmë është sulmuar në orën 23:00. Nga ky sulm nuk ka pasur viktima, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo po ashtu Kurtbogaj: Ne distancohemi nga emaili, nuk jemi përgjegjës për sulmin

Por, për Nuredin Ibishin, sulmet si ai i mbrëmshmi, janë e keqja më e madhe që mund t’i ndodhin vendit në këto momente, kur diskutohet për çështje të rëndësishme siç është demarkacioni.

Ai ka thënë se këto situata mund të shfrytëzohen edhe nga palë të treta dhe të bëjnë edhe sulme terroriste.

“Është rrezik që edhe grupet tjera të shfrytëzojnë rastin edhe të bëjnë edhe akte terroriste”.

“Institucionet e sigurisë duhet të jenë të kujdesshme, por edhe qytetarët në këto raste ta shfrytëzojnë situatën dhe të bëjë këso veprimesh”, ka thënë Ibishi, duke i bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që të marrin masa në zbardhjen e ratave të tilla.

Sulmi i mbrëmshëm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës është i dyti që ndodh gjatë këtij viti. Një i tillë kishte ndodhur gjatë muajit mars. /lajmi.net/

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth shpërthimit te Kuvendi i Kosovës
Exit mobile version