Site icon Telegrafi

Ia sulmoi djalin e mitur, dy persona përleshen në një kafiteri në Prishtinë 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prishtinë pasi janë përleshur fizikisht në një kafiteri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK”, në Prishtinë, të premten në ora 13:30.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht, me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmua djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.

Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version