Telegrafi

Ia shpërndanë fotografitë dhe videon një femre në Lipjan, Policia heton rastin

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të fotografimit dhe incizimit të paautorizuar të një femre.

Rasti ka ndodhur të martën në Lipjan, në ora 13:46.

“Lipjan 18.10.2022 – 13:46. Fotografim dhe incizim të paautorizuar. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes internetit ka shpërndarë disa foto dhe video të viktimës”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse. /Telegrafi/