Site icon Telegrafi

Ia ndërroi emrin ruterit të Wi-Fi-së në “Slava Ukraini”, studenti rus dënohet me dhjetë ditë burgim

Një student në Rusi është dënuar me 10 ditë burgim nga gjykata e Moskës, vetëm pse “riemëroi” ruterin e internetit duke e bërë rrjetin e Wi-Fi me një slogan pro-Kievit, shkruan BBC.

Studenti i universitetit të Moskës “titulloi” rrjetin e internetit “Slava Ukraini”, që do të thotë “Lavdi Ukrainës”, transmeton Telegrafi.

E gjykata e Moskës e shpalli fajtor për shfaqjen e “simboleve të organizatës ekstremiste”.

Lexo po ashtu Si e ndryshuan dronët rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Ndryshe nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, mijëra qytetarë rusë janë burgosur apo dënuar vetëm pse kanë kritikuar pushtimin rus të Ukrainës.

Studenti u arrestua të mërkurën në mëngjes në Moskë, pasi policia kishte marrë informacion për një emër “të pazakontë” të ruterit të internetit.

Sipas dokumenteve të prezantuara në gjykatë, policët kishin kryer një kontroll të detajuar në dhomën e tij në Universitet dhe kishin gjetur kompjuterin e tij si dhe ruterin për Wi-Fi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version