Site icon Telegrafi

Ia mori një personit 17 mijë euro duke e mashtruar se do t’ia sigurojë vizën e punës, arrestohet i dyshuari në Prizren

Pas hetimeve intensive disa-ditore, policia ka arritur të arrestojë në Prizren një person që dyshohet për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti kishte arritur të mashtrojë një person duke ia marrë 17 mijë euro në këmbim të sigurimit të një vize pune.

“Prizren 03.03.2022 – 15:44. Pas hetimeve intensive me 15.03.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte arrit të mashtroj viktimën mashkull kosovar, ku i kishte marr 17.000 euro në këmbim të sigurimin të një vize pune”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version