Site icon Telegrafi

Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në komunën e Gjilanit.

Rasti ka ndodhur në gusht të 2024, ndërsa i dyshuari është arrestuar të hënën, më 10 shkurt 2025.

“Gjilan 27.08.2024-10:00. Më 10.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur ka kryer veprën penale të lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar duke i marr një shumë parash prej 600€ dhe duke përdorur pajisje elektronike në këmbim të dhënies (mundësimit të kalojë testin) e patentë shoferit”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version