Dy persona një femër dhe një mashkull janë arrestuar në Pejë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shantazh”.
Sipas raportit të policisë thuhet se të njëjtit kanë shantazhuar viktimën femër kosovare, ku i kanë marr 500 euro, e më pas i kanë kërkuar edhe 3000 euro të tjera.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/