Site icon Telegrafi

Ia mësynë qytezës në lindje, tanku dhe ushtarët rusë ndalen në gjysmë të rrugës – goditen nga artileria e rojeve kufitare të Ukrainës

Rojet kufitare ukrainase kanë arritur të zmbrapsin ushtarët rusë në një aksion, që për synim kishin marrjen nën kontroll të një qyteze.

Një tank me ushtarët rusë ia kishte mësyrë një qyteze në lindje të vendit, duke menduar se nuk do të hasë në rezistencë, transmeton Telegrafi.

Pas disa të shtënave në drejtim të pozicioneve ukrainase, tanku rus goditet direkt nga një predhë e ukrainasve, duke detyruar shoferin dhe pjesën tjetër të ekuipazhit që ishin brenda të tërhiqeshin nga ishin nisur.

Lexo po ashtu Ushtari ukrainas arrin që me Stingerin amerikan t’i shkatërrojë në ajër dy raketa ruse, që për objektiv kishin Kievin

Madje duke ikur ata humbin kontroll, duke thyer shtyllat e ndriçimit publik dhe krejt në fund ushtarët rusë zbresin dhe fillojnë të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes.

Rojet kufitare të Kievit publikuan pamjet, për të treguar edhe një herë se janë të vendosur në mbrojtjen e çdo pëllëmbe të territorit të Ukrainës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version