Pjesëtarët e Brigadës së 25-të të ushtrisë ukrainase kanë arritur të parandalojnë një sulm masiv të rusëve, në drejtim të fshatit Tonenkoye në afërsi të qytetit Avdiivka në lindje të vendit.
12 tanke dhe autoblinda ruse u shkatërruan nga ukrainasit nga 36 sosh sa ishin gjithsej, të cilat u goditën nga artileria, dronët kamikaz dhe predhat antitank, transmeton Telegrafi.
Në fakt ukrainasit kishin organizuar një pritë për trupat ruse, që mendonin se do t’i zënin ukrainasit në befasi dhe kështu u nisën me tërë arsenalin që kishin.
Megjithatë shumica e makinerisë ruse u shkatërrua, kurse pjesa tjetër është konfiskuar pasi ushtarët i braktisën kur mësuan se nuk mund të avancojnë tutje.
E prita të tilla ukrainasit po i organizojnë çdo ditë e më shumë, duke ia prishur planin ushtrisë së Vladimir Putinit që kishte menduar se do ta ketë të lehtë. /Telegrafi/