Udhëheqësi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u shfaq sot në konferencën për shtyp para takimit të ardhshëm të Ligës Premier.
Trajneri ka folur për takimin me skuadrën e Chelseat duke e konsideruar atë si sfidën kryesore të këtij viti.
“Unë do të doja ta ndryshoja atë, por loja më e rëndësishme e karrierës sime është kundër Chelseat dhe pastaj ndaj Brightonit”, tha sot në lidhje me kalendarin që e pret ekipin.
Insistimi i shtypit anglez rreth takimit final të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, përgjigjet e Kloppit ishin të shkurtra dhe kuptimplota.
Një gazetar i rikujtoi strategut gjerman se ka humbur dy finale evropiane për klube (një në Ligën e Kampionëve me Borussia Dortmundin kundër Bayern Munichut dhe një tjetër në Ligën e Evropës me Liverpoolin kundër Sevilllës).
Klopp, me sarkazëm, ka thënë se “do të shikojë atë që kam bërë në vitet e mëparshme dhe do të ndryshojë gjithçka”.
Ndryshe, Liverpool do të jetë të dielën mysafirë i skuadrës së Chelseat në stadiumin “Stamford Bridge”. /Telegrafi/