Telegrafi

​Ia këput kabllot e rrymës dhe ia ndal ujin një lokali te Rruga B, arrestohet i dyshuari

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se kishte këputur kabllot e rrymës si dhe kishte ndalur ujin në lokalin pronë e ankuesit mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën B rreth orës 08:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se kishte këputur kabllot e rrymës si dhe kishte ndalur ujin në lokalin pronë e ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Sipas ankuesit ai dhe i dyshuari kishin pas mosmarrëveshje është me herët. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. /Telegrafi/