Site icon Telegrafi

Ia kanë bërë kolegët ‘block’, kanë flirtuar me të dhe mendon të shkruajë libër autobiografik – Tayna befason me përgjigjet në 60 sekonda

Reperja e re e estradës, Tayna, ka qenë e ftuar së fundmi në intervistën më të shkurtër, një minutëshe të “Prive”-së.

Ajo tregoi se për momentin ka mani të bëjë hite, ndërsa sipas saj tri hitet më të mëdha që ka bërë deri më tash janë: “Columbiana, “Doruntina”, dhe “Caliente”.

Tutje, bukuroshja nga Prizreni e pyetur nëse ka ndonjë koleg që ia ka bërë ‘block’ në rrjetet sociale nga xhelozia, u përgjigj duke thënë se: “Po, ka ndodhur një gjë e tillë më herët”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në vazhdimësi, reperja vazhdoi të tregojë se ka pasur pak nga kolegët që edhee kanë flirtuar me të.

Ndërsa e pyetur nëse sheh konkurrencë në estradës, Tayna u përgjigj duke thënë se konkurrencë e sheh vetëm veten e saj.

Pyetja më pikante ishte rezervuar për në fund, se me cilin personazh publik do të donte të kryente marrëdhënie, reperja u përgjigj me të qeshua duke thënë se nuk ka dëshira të tilla koti. /Telegrafi/

Exit mobile version