Unai Emery ishte trajner i Arsenalit kur Granit Xhakës iu hoq shiriti i kapitenit në vitin 2019, por trajner spanjoll këmbëngul që mesfushori shqiptar është ‘një person i jashtëzakonshëm’ që meriton respektin e tifozëve.
Xhaka humbi shiritin e kapitenit pasi ai reagoi me zemërim ndaj tifozëve të klubit kur u largua nga fusha në Emirates pas zëvendësimit të tij gjatë një barazim 2-2 me Crystal Palace.
28-vjeçari po brohoritej dhe shahej nga disa tifozë teksa po dilte nga fusha dhe ai ua ktheu me të njëjtën monedhë, para se të hidhte dorën tek vesh duke u bërë sikurse nuk po i dëgjonte.
Kjo pa një numër në rritje të tifozëve që brohorisnin Xhakën dhe ndërsa ai u largua nga fusha, kapiteni i Zvicrës hoqi fanellën dhe eci direkt në tunel.
Xhaka pranoi se ai u ‘rrëmbye’ dhe reagoi ‘me mos-respekt’ ndaj tifozëve, por kjo nuk e ndaloi Emery që t’ia hiqte shiritin e kapitenet dhe t’ia jepte Pierre-Emerick Aubameyangut.
Ish-ylli i Borussia Monchengladbach u la jashtë ekipit për tre ndeshjet e ardhshme para se Emery të shkarkohej dhe të zëvendësohej nga Freddie Ljungberg, i cili riktheu Xhakën në formacionin titullar.
Emery dhe Xhaka do të dalin kundër njëri-tjetrit edhe një herë sot (e enjte), ashtu siç bënë javën e kaluar, kur Arsenali mirëpret Villarreal në Emirates për ndeshjen e dytë të gjysmëfinale në Ligën e Evropës, dhe trajneri spanjoll ka treguar respekt të madh për mesfushorin shqiptar.
“Ai meriton të jetë në një klub si Arsenali dhe ai meriton respektin e njerëzve. Unë pata respekt për të atë kohë dhe kam edhe tani”, ka thënë fillimisht Emery.
“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe person dy herë më i jashtëzakonshëm”.
“Jam vërtet i kënaqur që ai po e shijon kohën e tij në Arsenal”, përfundoi trajneri i Villarrealit. /Telegrafi/