Njëzet e tetë vendet e Bashkimit Evropian të enjten në parim e kanë miratuar heqjen e vizave për qytetarët e Ukrainës.
Tani e tutje të gjithë qytetarët e Ukrainës që dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e BE-së, mund ta realizojnë këtë pa viza me të drejtë qëndrimi për 3 muaj brenda një viti, raporton Hina, transmeton KosovaPress.
Një muaj më parë BE i ka hequr vizat edhe për Gjeorgjinë.
Të vetmet vende evropiane që kanë mbetur nën regjimin e vizave, janë Kosova dhe Turqia. Në verën e këtij viti, Kosova kishte marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave, e cila gjë pritej të ndodhte mese largu në shtator apo tetor të këtij viti, por ende nuk ka një datë të caktuar se kur BE do të votojë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës./