Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit sot me forcë ia kanë grabitur një gruaje një çantë krahu.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, sot kanë arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje.
“Rasti ka ndodhur sot në ora 00:10 në lagjen Dardania në Fushë Kosovë, ku ankueses (femër) me forcë i është grabitur një çantë krahu (me dokumente, para e gjëra personale)”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative e hetimore, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar, transmeton Telegrafi.
Gjësendet e grabitura nga çanta e viktimës
“Personat e dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shteti janë ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, njofton Policia.
Mirëpo, për fatin e keq të grabitësve gjithçka është filmuar nga kamera e sigurisë në një objekt. Telegrafi ka siguruar videon e momentit kur të dyshuarit ia grabisin çantën femrës e cila po ecte e shoqëruar nga një femër tjetër. /Telegrafi/