Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në grua pasi i janë gjetur dy pistoleta dhe 29 fishekë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Palaj, Obiliq, të enjten në ora 13:35.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se tek e njëjta janë gjetur në posedim dy pistoleta dhe 29 fishekë që janë sekuestruar, thuhet në raport.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/