Një burrë me veshje sportive, që shtynte një karrocë fëmijësh, e ka nxjerrë çelësin dhe e ka gërvishtur një veturë të parkuar në qendër të Londrës.
Shoferi i Aston Martin V8 Vintage, e kishte lënë kamerën duke regjistruar, kur kishte shkuar për të blerë disa gjëra ushqimore, transmeton Telegrafi.
Veturës që kushton rreth 120 mijë euro, gërvishtja i ka shkaktuar dëm që llogaritet të jetë rreth 11 mijë euro.
Pronari i veturës ka thënë se nuk e njeh këtë njeri, që ia shkaktoi dëm të qëllimshëm. /Telegrafi/