Telegrafi

Ia drejtoi revolen policisë para bankës qendrore të Amsterdam, vritet sulmuesi pas aksionit policor (Video)

Policia holandeze ka vrarë një sulmues në afërsi të bankës qendrore në Amsterdam të Holandës.

Ai është neutralizuar pas një përleshje ku kanë marrë pjesë forca të shumta të policisë, transmeton Telegrafi.

Ai është vrarë rreth orës 19, dhe e gjitha ndodhi pasi ai ia drejtoi revolen forcave policore.

Mediat lokale raportojnë se të gjitha rrugët në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja, janë bllokuar për shkaqe sigurie. /Telegrafi/