Një pasanik që është koleksionist i veturave luksoze, i gjeti ato të djegura kur hapi derën e garazhit të tij në Britaninë e Madhe.
Një Lamborghini Aventador porftokalli prej 330,000 funtesh, një Rolls Royce Phantom dhe një Bentley ishin disa prej makinave të pasanikut që u shkrumbuan tërësisht.
Pronari i një kompanie limuzinash VIP, Zafron Hussain, ndihet i pasigurt për të ardhmen e kompanisë së tij 15-vjeçare, që jep me qira makina luksoze për ngjarjet si dasma dhe mbrëmje mature.
Hussain ofroi 28 mijë euro për këdo që jep informacione për piromanin.