Nicole Richie është një personalitet i njohur televiziv, disenjatore dhe aktore dhe ka para të mjaftueshme për t’u kujdesur për pamjen.
Mirëpo ajo ka një shprehi të çuditshme kur flitet për mirëmbajtjen e flokëve.
“Unë laj flokët vetëm një herë në javë. Kur bëj dush, shpërlaj flokët me ujë por pa shampon”, thotë Richie, transmeton Koha.net. Për më tepër ajo ka shtuar që në vikend i lyen flokët me vaj kokosi natyral, dhe i lë të tilla për dy ditë, në mënyrë që produkti ta zhvillojë efektin në flokë.
“Unë personalisht besoj që sa më pak ti lash flokët, aq më të shëndetshme do te jenë”, ka shtuar Nicole Richie. /koha.net/