As temperatura tejet e ulët nuk e ka ndaluar gruan që të marrë sëpatën e të dëmtojë veturën e ish të dashurit.
Video që është realizuar në Angars të Rusisë, tregon gruan që fillimisht thyen pjesën e parme të veturës Toyota Camry, e më pas i vihet në ndjekje kalimtarëve të rastit.
Këta të fundit vazhdojnë rrugën, e gruaja e njohur për Policinë vazhdon dëmtimin e veturës, transmeton Telegrafi.
Në veturën që i është ndezur alarmi, nuk gjendej askush.
Burime të besueshme kanë treguar për TV Ruptly se kujt i përkiste vetura tek e cila ajo shfryu mllefin. /Telegrafi/