Telegrafi

I donte formulat, ecte në pistë në mes të stërvitjeve! (Video)

Është ndaluar një tifoz i Formula One, i cili ka vrapuar nëpër pistë, derisa po zhvilloheshin stërvitjet për garën Grand Prix që u zhvillua në Kinë.

Burri është parë duke vrapuar në pistë, vetëm pak qaste pasi kalon një veturë, derisa një tjetër është duke u afruar.

Ai ka arritur të kalojë rrethojën dhe të hyjë në parkingun ku qëndrojnë këto vetura të shpejta, transmeton Telegrafi.

“E kam biletën, dua të marrë një veturë”, ka thënë burri që është ndaluar nga rojat e sigurimit, si një njeri i paautorizuar në atë vend.

Mësohet se burri që është tifoz i veturave të shpejta, e kohëve të fundit është duke vuajtur nga problemet mendore. /Telegrafi/