Jozyrtarisht, burime diplomatike për agjencinë e lajmeve ”META” bëjnë të ditur se i dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, ka realizuar një vizitë në Athinë, ku është takuar me përfaqësues të Ministrisë së punëve të jashtme të Greqisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtyre burimimeve, Haindl është takuar per përfaqëues të palës greke, të cilët janë të përfshirë në bisedimet Greqi-Maqedoni, për ndërtimin e mirëbesimit në mes të dy vendeve.
Nuk ka informacionet ë sakta se për çfarë është biseduar në këtë takim të Haindl me MPJ-në greke, megjithatë shpekulohet se temë bisede ka qenë kriza politike në Maqedoni, përfshirë edhe mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për çështjen e emrit./Telegrafi/